Alarm për shpërthimin e norovirusit në anijen turistike në Alaskë, mbi 100 pasagjerë të infektuar

03/07/2026 18:35

Një anije luksoze turistike në një udhëtim 20-ditor në Alaskë është vënë në gatishmëri pasi më shumë se 100 pasagjerë u sëmurën me simptoma të të vjellave dhe diarresë pas një shpërthimi të norovirusit në bord.

Anija Ruby Princess, e operuar nga Princess Cruises, u ankorua në San Francisko të enjten, me 102 pasagjerë të sëmurë dhe 23 anëtarë të ekuipazhit që shfaqnin simptoma të virusit shumë ngjitës, sipas Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Norovirusi, i quajtur shpesh “gripi i stomakut”, shkakton sëmundje gastrointestinale dhe përhapet lehtësisht përmes kontaktit të drejtpërdrejtë, sipërfaqeve të kontaminuara dhe ushqimit ose pijeve që kanë rënë në kontakt me virusin. Ekspertët paralajmërojnë se pacientët mund ta përhapin norovirusin për dy javë ose më shumë pasi simptomat të zhduken.

Shpërthimi në Ruby Princess u raportua për herë të parë më 28 qershor. Sipas të dhënave, ai ka sëmurë pak më shumë se 3% të pasagjerëve dhe rreth 2% të ekuipazhit.

Anija turistike ishte nisur nga San Francisco më 12 qershor, duke ndaluar në destinacione në Kanada dhe Alaska përpara se anija të kthehej në Kaliforni këtë javë.

Top Channel