Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti nga një Botëror, vazhdon mallkimi i vitit 2014
Gjermania i jep lamtumirën Botërorit 2026 që në fazën e 1/16-ve, pasi u eliminua në mënyrë dramatike nga Paraguai pas ekzekutimit të penalltive. Ndeshja përfundoi 1-1 pas 120 minutash lojë, ndërsa amerikanolatinët triumfuan nga pika e bardhë, duke siguruar një kualifikim historik për në 1/8-at e finales.
Paraguai kaloi në epërsi në minutën e 42-të me Julio Enciso, i cili shënoi me kokë pas një aksioni të ndërtuar bukur nga Almirón dhe Galarza. Ishte goli i parë në histori për “Albirroja”-n në fazën me eliminim direkt të një Kampionati Botëror.
Gjermania reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 54-t me Kai Havertz, që finalizoi me kokë një asist të Florian Wirtz. “Pancerat” kërkuan golin e fitores deri në fund, por portieri Gill mbajti në lojë Paraguain me disa ndërhyrje vendimtare.
Në kohën shtesë, gjermanët menduan se kishin gjetur golin e kualifikimit, kur Jonathan Tah realizoi me kokë në minutën e 102-të. Megjithatë, pas rishikimit në VAR, arbitri anuloi golin për një faull në zonë.
Fituesi u vendos në penallti, ku emocionet nuk munguan. Portieri Gill priti dy gjuajtje të Gjermanisë, ndërsa edhe Paraguai humbi dy mundësi për ta mbyllur serinë. Në fund, gabimi i Jonathan Tah rezultoi fatal, ndërsa Canale shënoi penalltinë vendimtare që vulosi eliminimin e bujshëm të Gjermanisë.
Kjo është hera e parë në histori që Gjermania eliminohet me penallti në një Kampionat Botëror. Nga ana tjetër, Paraguai shkruan historinë duke siguruar për herë të parë kualifikimin në këtë fazë dhe në 1/8-at e finales do të përballet me fituesin e duelit Francë–Suedi.
REZULTATI:
GJERMANI 1-1 PARAGUAI (3-4 P)
Havertz 54’ / Enciso 42’
NGJARJET KRYESORE:
Penalltitë:
6- Canale shënon.
6- Tah gabon.
5- Valbuena gabon.
5- Amiri shënon.
4- Sanabria gabon.
4- Woltemade gabon.
3- Galarza shënon.
3- Musiala shënon.
2- Gomez shënon.
2- Kimmich shënon.
1- Mauricio shënon.
1- Hazertz gabon.
120+3′ Mbyllet dhe pjesa e dytë e shtesës. Fituesi do të vendoset nga penalltitë!
119′ Anton godet me kokë, por Gill e kontrollon.
106′ Nis pjesa e dytë shtesë.
105+5′ Mbyllet pjesa e parë shtesë!
105+4′ Havertz godet me kokë, por ndalet nga portieri.
102′ Brown hedh një krosim nga këndorja dhe Tah godet me kokë duke tundur rrjetën. Pas rishikimit me VAR, gjyqtari e anulon për faull. (Video)
97′ Woltemade provon me një gjuajtje që devijohet. Gjermanët pretendojnë për 11-metërsh.
91′ Nis koha shtesë!
90+5′ Nuk ka fitues, takimi shkon në shtesë!
90+2′ Tah provon me kokë, por topi ndalet nga portieri
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
54’ Goool Gjermania 1-1/ Skuadra e Nagelsmann kthehet me ritëm tjetër. Barazon me Havertz dhe gjithçka nis nga e para. (Video)
46’ Nis pjesa e dytë.
45+5’ Gjermani shumë e dobët, e mbyll pjesën e parë në disavantazh.
45+3’ Duhej të vinte fundi i pjesës së parë që Gjermania të bënte gjuajtjen e parë në portë. Provoi Kimmich nga brenda zone.
42’ Goool Paraguai 0-1/ Surprizohen gjermanët, Enciso kalon në avantazh amerikano-latinët. Gol historik për Paraguain, pasi është hera e parë që shënon në një ndeshje me eliminim direkt në Botëror. (Video)
30’ Gjermania mban topin, por ende asnjë gjuajtje në portë nga ana e tyre. Ndeshje tejet e vakët.
1′ Nis sfida në Boston!
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel