Video/ Gjermania jashtë Botërorit! “Panzerat” eliminohen nga Paraguai me penallti
Japonia i tha lamtumirë Botërorit 2026 në 1/16 e finaleve pasi humbi ndaj Brazilit vetëm në minutën e fundit të ndeshjes kur Martinelli shënoi golin e fitores për Seleçaon.
Për trajnerin e skuadrës japoneze, Hajime Moriyasu, ky eliminim i skuadrës së tij ishte shumë i dhimbshëm duke parë edhe si erdhi ai.
‘Kjo natë është shumë e dhimbshme për të gjithë ne-tha Moriyasu-ishim shumë pranë arritjes së diçkaje speciale dhe të humbasësh në minutat e fundit është shumë e dhimbshme. Por unë jam krenar për secilin prej futbollistëve të mi. Dhanë gjithçka për Japoninë’.
Moriyasu tha se futbollistët e tij treguan kurajo, disiplinë dhe një karakter të pabesueshëm përballë një prej kombëtareve futbollistike më të mëdha në histori.
‘Dhoma e zhveshjes është plot me emocione-shtoi trajneri i Japonisë-ka lot sepse këta futbollistë shqetësohen thellësisht. Ëndërronin për të shkuar sa më larg dhe të humbasësh këtë ëndërr në momentet e fundit është diçka e vështirë për t’u pranuar. Iu thashë që të qëndronin me kokën lart. Një rezultat nuk e përkufizon këtë skuadër. Ajo që arritën në këtë Botëror ka frymëzuar miliona persona dhe shpresoj që të kujtojnë këtë kur dhimbja të fillojë të venitet’.
Top Channel