Pse u “injorua” Neymar? Ancelotti zbulon bisedën me yllin brazilian!

29/06/2026 23:35

Trajneri Carlo Ancelotti ka shpjeguar arsyen e lënies në stol të Neymar në ndeshjen e sotme kundër Japonisë.

Ai theksoi se vendimi ishte tërësisht taktik dhe i diktuar nga rrethanat e lojës, duke hedhur poshtë çdo aludim tjetër.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Ancelotti zbuloi prapaskenën dhe bisedën me sulmuesin: “Po prisja për kohën shtesë… E diskutova me të: Nëse nuk do të kishim shënuar golin e barazimit, ai do të futej në fushë rreth minutës së 60-të ose 65-të.”

Goli i gjetur në kohë ndryshoi planin e teknikut italian, i cili zgjodhi të mos e prekte ekuilibrin e skuadrës që po funksiononte më së miri:

“Thjesht nuk doja të ndryshoja strukturën, sepse ne kishim kontrollin e ndeshjes.” Kështu, Ancelotti preferoi të ruante ekuilibrat e lojës ndaj një kundërshtari të disiplinuar, duke e lënë brazilianin të pushojë dhe të jetë gati për sfidat e radhës.

Top Channel