Live Gjermani-Paraguai/ “Panzerat” kthehen në jetë, barazojnë me Havertz dhe rihapin gjithçka (Video)
Këtë të martë Franca do të luajë në 1/16 e finaleve ndaj Suedisë në New Jersey, një ndeshje e cila do të shfrytëzohet nga Kylian Mbappe për të vendosur një tjetër rekord në historinë e Botërorëve.
Bëhet fjalë për rekordin e golave të shënuar në ndeshjet e raundeve me eliminim direkt në këtë kompeticion. Për momentin, francezi ka 8 gola të shënuar në raundet me eliminim direkt në dy edicionet e mëparshme ku ka marrë pjesë; Rusi 2018 dhe Katar 2022
Në Rusi, ku u shpall kampion bote, Kylian Mbappe i shënoi 2 gola Argjentinës në 1/8 e finaleve dhe 1 në finalen ndaj Kroacisë. Katër vite më vonë, si lider absolut i Bluve, Mbappe shënoi 2 gola ndaj Poloniosë në 1/8 e finaleve, dhe 3 Argjentinës në finale që në fund u fitua nga skuadra Albiceleste. Në moshën 27 vjeçare do të jetë e vështirë që ai të mos e rrisë këtë numër golash në raundet me eliminim direkt dhe kjo mund të ndodhë që në këtë të martë.
Në këtë aspekt, Mbappe është i distancuar nga Messi që ka 5 ndeshje të shënuara në 12 ndeshje të raundeve me eliminim direkt edhe pse argjentinasi është goleadori historik i Botërorëve me 19 gola
Në këtë pikë, Mbappe lë pas me 1 gol legjendën Pele e madje ka një mesatare më të mirë se Ronaldo Fenomeni që edhe ky ka 8 gola në raundet me eliminimi direkt por në 10 ndeshje, Mbappe i ka në 8. Ronaldo Nazario Da Lima ka qenë në 4 botërorë në periudhën 1994-2006, në 3 prej këtyre Brazili ka arritur në finale duke fituar në 2. Ish sulmuesi i Barcelonës, Interit dhe Realit të Madridit nuk pati minuta në 1994, por tregoi të gjithë potencialin e tij në Francë 1998 dhe Kore-Japoni në 2002. Shënoi në 3 ndeshje të raundeve me eliminim në 1998, 4 në 2002, nga të cilat 2 i shënoi në finalen ndaj Gjermanisë dhe në 2006 shënoi vetëm në 1/8 e finaleve ndaj Ganës.
Nëse kthehemi prapa në kohë, shkojmë në vitet e largëta 1934 dhe 1938 ku shfaqet emri i Leonidas da Silva. Në atë kohë nuk kishte fazë grupesh në këtë kompeticion dhe në të dyja në fund arriti të fitojë Italia, me Da Silvan që shënoi 8 gola, 1 në vitin 1934 dhe 7 të tjerë në edicionin e 1938
Shënuesit më të mirë në raundet me eliminim direkt në botërorë:
8 gola: Leônidas da Silva, Ronaldo Nazário dhe Kylian Mbappé.
7 gola: Pelé, Vavá, Just Fontaine dhe Oldřich Nejedlý.
6 gola: Eusébio, György Sárosi, Gary Lineker dhe Roberto Baggio.
5 goles: Lionel Messi, Silvio Piola, Gyula Zsengellér, Helmut Rahn, Thomas Müller, Zinedine Zidane, ëesley Sneijder dhe Miroslav Klose.
Top Channel