Robert Lewandowski është gati për aventurën e tij të re në Major League Soccer në SHBA. Sulmuesi polak pasi i tha lamtumirën Barcelonës në Camp Nou me të gjitha nderet, tashmë është zyrtarisht futbollist i Chicago Fire. Futbollisti 37 vjeçar kishte oferta edhe nga Arabia Saudite, por në fund ai zgjodhi të vijojë karrierën e tij në SHBA.

‘Siguruam shërbimin e një ikone të futbollit dhe shënuesin më të mirë në historinë e Polonisë-shkruante Chicago Fire në rrjetet sociale, ndërkohë që trajneri Gregg Berhalter foli për këtë transferim në programin ‘Up and Adams Show’. 

‘Ka shënuar gola kudo që ka shkuar. Por ajo që ka më shumë rëndësi është që gjithnjë ka fituar-tha Berhalter-duam të ndërtojmë një skuadër të një niveli botëror dhe kemi nevojë për lojtarë të tillë për ta bërë këtë’

Berhalter pret që Lewandowski të jetë në skuadër në 16 korrik kur do të nisë kampionati i MLS.

‘Kemi një skuadër të mirë, e kishim edhe përpara Lewandowskit. Ai do të na çojë në një tjetër nivel-tha më pas Berhalter-kam folur me shumë ish shokë skuadre dhe ish trajnerë të tij dhe të gjithë kanë thënë se është një shumë profesionist dhe një njeri shumë i mirë. Ka pritshmëri shumë të larta. Mezi pres që ta integroj në skuadër, besoj se e motivoi projekti. MLS është kthyer në një destinacion për futbollistët më të mirë’.

Top Channel