Tashmë nuk ka më asnjë dyshim: Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i ri i Napolit.

Sipas ekspertit të merkatos, Gianluca Di Marzio, tekniku ka gjetur marrëveshjen për zgjidhjen e kontratës me Milanin dhe gjatë ditës së sotme ka hedhur menjëherë firmën me klubin napolitan.

Gjithçka është e mbyllur dhe priten vetëm hapat burokratikë. Në orët në vijim pritet komunikata zyrtare e Milanit për ndarjen, e cila do t’i hapë rrugë zyrtarizimit te Napoli.

Ashtu siç është traditë, pas njoftimit të kuqezinjve, pritet “cicërima” e famshme e presidentit Aurelio De Laurentiis në platformën “X”, i cili do t’i urojë mirëseardhjen Allegrit në stolin e “Azzurrëve”. Napoli kështu nis një epokë të re me një nga trajnerët më të suksesshëm të dekadës.

Top Channel