Live Gjermani-Paraguai/ VAR-i prish festën e “Panzerave”, goli i Tah anulohet për faull (Video)
‘Jam mirë, jam këtu. Është diçka pozitive të kem diçka që të më mbajë të zënë që nga mbrëmja e së premtes kur u ktheva. Rinisa punën time dhe në ndeshjen e tretë gjithçka shkoi mirë’-Kështu u shpreh trajneri i Francës, Didier Deschamps i cili është kthyer të drejtojë kombëtaren franceze pasi mungoi për disa ditë për shkak të ndarjes nga jeta të nënës së tij.
‘Në nivel personal sigurisht që është shumë e vështirë, për mirëqenien time dhe për atë të skuadrës, ishte e nevojshme të largohesha’-pranoi Deschamps që më pas e përqendroi vëmendjen te ndeshja e së martës me Suedinë, e vlefshme për 1/16 të finaleve të Botërorit
‘Është thelbësore që futbollistët të jenë të vetëdijshëm për atë që duhet të bëjmë për të kaluar këtë fazë-vijoi trajneri Deschamps-Suedia nuk ka asgjë për të humbur, duhet ta përballim këtë sfidë me përulësi dhe me të njëjtin përqendrim që kemi treguar deri tani. Nuk ka mundësi të dyta, nuk ka hapësira për gabime, por kjo nuk do të thotë që duhet të jemi nervozë apo hezitues. Është një situatë ndryshe për t’u menaxhuar’.
Top Channel