Video/ Dembele “përbindësh” me trigolësh, Franca gjunjëzon Norvegjinë me “poker” dhe e mbyll e para në grup

26/06/2026 22:59

Ndeshje e çmendur në Massachusetts, aty ku Franca dhe Norvegjia dhuruan një ndeshje spektakolare, me “Gjelat” që treguan gjithë arsenalin e tyre sulmues dhe fituan me shifrat 1-4. Vendimtar dhe i pandalshëm “Topi i Artë” në fuqi, Ousmane Dembele, i cili shënoi të tre golat për nënkampionët e Botës.

Franca i tregon qëllimet e saj që në startin e ndeshjes. Sapo topi nis të rrokulliset Mbappe përfiton nga një gabim i norvegjezëve dhe i vetëm mësyn në zonë, për të lëshuar një predhë nga një pozicion i prirët, por traversa i mohon golin.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Dembele arrin të shënojë pas një aksioni perfekt në bashkëpunim me yllin tjetër, Mbappe. Edhe në vijim Franca është një si një uragan i nisur drejt portës së norvegjezëve dhe krijon disa mundësi, derisa në të 20-ën Dembouz realizon të dytin.

Por teksa sulmuesi i PSG festonte, Norvegjia arrin të barazojë me një sulm direkt dhe ngushton për 1-2 me Asgaard. Në të 32-tën Dembele i jep edhe një herë një goditje Norvegjisë, duke treguar një formë të jashtëzakonshme dhe u konfirmuar në versionin “Përbindësh”.

Edhe pjesa e dytë nis e ndezur. Në start Bob fiton një penallti për norvegjezët, por Maignan arrin të ndalë Larsen me një pritje shumë të bukur. Portieri tregohet vendimtar edhe në një moment tjetër, teksa me kalimin e minutave francezët e ulin ritmin dhe nisin të mendojnë për ndeshjen e radhës.

Në këtë situatë përgjumjeje, Doue arrin të shënojë dhe të gjejë rrjetën e parë në këtë kompeticion. Mbyllet në këtë mënyrë kjo ndeshje, me Francën, që siguron kreun e grupit I, teksa ndjek Norvegjia. Senegali renditet i katërti pas fitores së thellë me Irakun dhe shpreson për një kualifikim mes të tretave më të mira.

REZULTATI LIVE

Norvegji-Francë 1-4
Dembele 7′, 20′, 32′, Doue 90+4’/ Aasgaard 21′

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet ndeshja me triumfin e francezëve. 

90+4′ Goool Franca 1-4/ Në këtë situatë përgjumjeje, Doue arrin të shënojë dhe të gjejë rrjetën e parë në këtë kompeticion. (Video)

87′ Dy skuadrat ulin ritmin dhe presin vetëm fundin e ndeshjes. Mbappe largohet pa gol nga ndeshja.

72’ Maignan sërish i pakalueshëm, ndal Bob shumë pranë portës dhe mban ende Francën nën avantazh komod.

56′ Goditje shumë e bukur e Mbappe nga jashtë zonës, pak centimetra e ndajnë nga goli i pestë në këtë Botëror.

50’ Larsen e merr përsipër, por Maignan e hipnotizon dhe arrin ta presë. Rezultati mbetet 1-3. (Video)

48’ Bob arrin të fitojë një penallti në zonë, pas një faulli të Theo Hernandez.

46’ Nis pjesa e dytë, skuadrat premtojnë ende spektakël.

45+5′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e “Gjelave”. 

45′ Tjetër shans i artë për francezët, Kone ndalet nga portieri në një duel ballë për ballë.

42’ Mbrojtja norvegjeze bën një gabim në mbrojtje dhe Doue rrëmben sferën, por përballë portierit vonohet dhe i merret topi.

32’ Goool Franca 1-3/ Tashmë e bëri zakon, Dembele arrin të shënojë sërish, duke plotësuar trigolëshin spektakolar. Lider dhe i pandalshëm. (Video)

29’ Norvegjezët këmbëngulin për barazimin, në një moment delikat me një top “jetim” në zonën e vogël, aty ku Maignan me mjaft vështirësi arrin të kontrollojë.

21’ Goool Norvegjia/ Nordikët nuk trullosen nga dy golat e pësuar dhe arrijnë të ngushtojnë diferencat me Aasgaard. (Video)

20’ Goool Franca 0-2/ Dembele është në versionin e tij të çmendur sonte. Shënon të dytin. (Video)

13’ Franca është si një uragan në këtë ndeshje. Mbappe këtë herë gjen Olise, i cili në një pozicion ideal vonohet dhe bllokohet nga mbrojtja.

11′ Tentojnë norvegjezët me një gjuajtje nga jashtë zone, pret Maignan.

7’ Goool Franca 0-1/ Dembele arrin të shënojë pas një aksioni perfekt në bashkëpunim me yllin tjetër, Mbappe. (Video)

1’ Sapo topi nis të rrokulliset Mbappe përfiton nga një gabim i norvegjezëve dhe i vetëm mësyn në zonë, për të lëshuar një predhë nga një pozicion i prirët, por traversa i mohon golin.

1’ Nis ndeshja në Massachusetts, luhet për kreun e grupit.

FORMACIONET ZYRTARE

Norvegjia (4-2-3-1): Selvik; Aursnes, Falchener, Ostigard, Bjorkan; Oscar Bobb, Thorstvedt, Aasgaard, Patrick Berg, Schjelderup; Larsen; S. Solbaken;

Franca (4-2-3-1): Maignan; Theo Hernández, Lacroix, Upamecano, Jules Koundé; Doué, Manu Koné, Michael Olise, Tchouaméni, Dembélé; Mbappé; G. Stephan;

Top Channel