Spanja në ndjekje të rekordit të Italisë, ndaj Uruguajit nuk do të bëjë asnjë llogari
Gjermania, e kualifikuar tashmë për raundin e 1/16-ave si fituese e grupit, sfidon sot Ekuadorin në një betejë, ku nuk ka asgjë për të vendosur, por që trajneri Nagelsmann ka vendosur të mos i kursejë yjet e tij.
Ekuadori, nga ana tjetër, ka nevojë për një mrekulli. Ata duhet ta mposhtin Gjermaninë për herë të parë në historinë e tyre për t’u kualifikuar, qoftë si vend i dytë ose si të tretë.
Logjikisht, nëse Ekuadori fiton, ata do të kualifikohen si një nga tetë ekipet më të mira të vendit të tretë që avancojnë në raundin e 6-sheve. Për të përfunduar i dyti, Bregu i Fildishtë do të duhej të humbiste ndaj Curaçao, ndeshje që luhet njëkohësisht.
Ndeshja vjen në një kohë të vështirë për Ekuadorin, trajneri i të cilit, argjentinasi Sebastián Beccacece, është nën presion pas humbjes 1-0 ndaj Curaçao në ndeshjen e tyre të dytë, me tifozët që kërkojnë dorëheqjen e tij.
REZULTATI LIVE
Ekuador-Gjermani 1-1
Sane 2’/ Angulo 9′
NGJARJET KRYESORE
45+4’ Mbyllet në barazim pjesa e parë.
40′ “Panzerat” marrin kontrollin e ndeshjes, intensfikojnë sulmet drejt portës kundërshtare, por ende pa rrezikun e duhur.
34′ Zbritje “blic” e Gjermanisë, finalizon Musiala, por bllokohet në momentin final.
22′ Pas dy golave të shpejtë, skuadrat e balancojnë lojën dhe tregohen të kujdesshme.
9’ Goool Ekuadori 1-1/ Ekuadorianët arrijnë të barazojnë shpejt me golin Angulo. Ndeshja ndizet menjëherë. (Video)
2’ Goool Gjermania 0-1/ Zhbllokohet menjëherë sfidam Sane tund rrjetën që në start. (Video)
1’ Nis ndeshja në stadiumin “MetLife”.
FORMACIONET ZYRTARE
Ekuadori (4-4-2): Galindez; Franco, Ordonez, Pacho, Hincapie; Yeboah, Vite, Caicedo, Angulo; Piata, Valencia; Trajner: S. Beccacece;
Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Raum, Tah, Rudiger, Kimmich; Pavloviç, Nmecha; Wirtz, Musiala, Sane’ Havertz; Trajner: J. Nagelsmann;
Top Channel