Gjyqi për Laert Haxhiun/ Nuk paraqitet asnjë prej dëshmitarëve, shtyhet seanca Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, mbi kërkesat e ish-oficerit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, i cili foli një ditë më parë në protestë.
Gjatë tubimit, Goxhaj renditi 5 kërkesat e tyre ndaj qeverisë, mes të cilave dorëheqja e kryeministrit, krijimi i një qeverie teknike 12-mujore, ndryshime kushtetuese dhe zgjedhore, si dhe shfuqizimi i disa ligjeve dhe paketave që, sipas tyre, cenojnë interesin publik.
Shoqëruar me një dokument të vitit 1999 për Dritan Goxhajn, Rama shkruan në postimin e tij: “‘Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more’… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah!
Ndërsa këto janë fjalët e mia: Ej, trima, jo për një manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së”, shkruan Rama.
Top Channel