Kuvendi mbyll dyert të enjten, PD: Të mblidhet seanca plenare dhe të zhvillojmë mocion me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e PE

23/06/2026 10:30

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin me urgjencë te një mocioni me debat, duke argumentuar se protestat e vazhdueshme qytetare dhe shqetësimet mbi transparencën e qeverisë kërkojnë diskutim të menjëhershëm parlamentar.

Në kërkesën qe mban firmë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, theksohet se  protestuesit kanë paraqitur pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e kuadrit ligjor për investimet strategjike, anulimin e kuadrit ligjor të njohur si “Paketa e Maleve”, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Çështje këto që janë adresuar edhe nga Partia Demokratike, ku janë depozituar nismat ligjore për shfuqizimin e këtyre ligjeve. Më herët Partia Demokratike ka kërkuar edhe zhvillimin e një mocioni me debat, mbi Raportin e Komisionit Europian për procesin e integrimit.

Top Channel