Tentoi të vriste me armë zjarri një person, arrestohet në Durrës 41-vjeçari i shpallur në kërkim
Gjykata e Strasburgut gjen shkelje në procesin e vettingut ndaj ish prokurorit të krimeve të rënda, Gentian Osmani.
Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka vendosur në favor të Osmanit, duke konstatuar se shkarkimi i tij nga detyra në procesin e Vettingut ka shkelur nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton të drejtën për respektimin e jetës private.
Në vendimin e publikuar, Gjykata e Strasburgut vlerësoi se masa e shkarkimit ishte joproporcionale në raport me shkeljet e konstatuara gjatë rivlerësimit kalimtar. Sipas GJEDNJ-së, problemi i identifikuar lidhej vetëm me mënyrën e deklarimit të kursimeve familjare në vitet 2011 dhe 2013 dhe jo me pasuri të pajustifikuara apo burime të paligjshme financiare.
Osmani u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në vitin 2019, pas ankimit të Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e kishte konfirmuar në detyrë. Ai ishte prokuror në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe pjesë e listës së kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Top Channel