Zbulohen bisedat në SKY ECC, trafikantët e drogës ranë në dashuri me vajzat në Ekuador: Si ndahet më latines, gjithë ditën… Tensionet në Aeroportin e Vlorës vijojnë edhe këtë të marte.
Në hyrjen kryesore të kantierit janë vendosur disa kamionë me logon e “2A Group”, duke bllokuar hyrjen e punonjësve dhe mjeteve të kompanisë “Mabco”. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një prej kamionëve ishte pa targa, ndërsa të gjitha mjetet mbanin logon e kompanisë në pronësi të Valon Ademit.
Situata ka krijuar sërish tension mes palëve në konflikt, ndërsa në zonë janë angazhuar forca të policisë për të monitoruar zhvillimet dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
Konflikti mes “Mabco” dhe “2A Group” për kontrollin dhe administrimin e aeroportit ka prodhuar prej javësh përplasje të vazhdueshme, duke ndikuar edhe në ecurinë e punimeve në aeroport. Sipas raportimeve, bllokimi i hyrjes me kamionë vjen në vazhdën e tensioneve të përsëritura mes dy kompanive.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, edhe pse të gjitha hyrjet e kantierit të Aeroportit të Vlorës vijojnë të jenë të bllokuara me kamionë të kompanisë 2A Group, nënkontraktorët dhe firmat e tjera që po kryejnë punime në terminal kanë arritur rreth orës 11:30 të ditës së sotme të hyjnë në ambientet e brendshme të terminalit për të vijuar dhe përfunduar punimet e mbetura.
Ndërkohë, lidhur me situatën ka reaguar edhe Selim Pacolli, vëllai i presidentit të kompanisë Mabco, i cili është shprehur se nuk dëshiron asnjë konflikt dhe se qëllimi i vetëm është që puna në aeroport të vijojë në qetësi deri në përfundimin e projektit. Sipas tij, punimet mund të mbyllen brenda afatit të parashikuar, që është rreth një muaj.
Pacolli theksoi gjithashtu se rreth 180 deri në 200 punëtorë presin çdo ditë për të vijuar punën dhe për të përfunduar ndërtimin e terminalit të Aeroportit të Vlorës.
Top Channel