Procesi ndaj Erion Veliajt, GJKKO shtyn seancën, kryebashkiaku i Tiranës mungoi
23/06/2026 11:30
Shtyhet për më datë 7 korrik, ora 10:00, seanca e radhës për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Veliaj nuk ishte i pranishëm as në këtë seancë pasi e cilëson diskriminuese mbylljen në kafazin e xhamtë.
Edhe avokati i tij, Plarent Ndreca mungoi në seancë për shkaqe shëndetësore.
Gjatë seancës gjykata vendosi largimin e kamerave nga salla.
Top Channel