Live/ “Protestojmë për fëmijët tanë”, mbyllet tubimi i 14-të përpara Kryeministrisë, nisin marshimet në rrugët e kryeqytetit

13/06/2026 21:11

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00.

Qytetarët nisën marshimet nëpër rrugët e kryeqytetit. Ata fillimisht nisën grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Shumë qytetarë kanë marrë mikrofonin, duke mbajtur fjalime.

Ditën e sotme u thirrur për herë të dytë protestë kombëtare, teksa gjatë protestës emigrantët shqiptarë morën fjalën.

Protestuesit ngjiten mbi piramidën, që ndodhet pranë Kryeministrisë

Si zakonisht, pas qëndrimit para Kryeministrisë, protestuesit pritet të marshojnë nëpër rrugët e qytetit, siç kanë bërë edhe ditët e kaluara.

20:19 “Protestoj për djalin tim që e humba”, fjalimet në protestë: Personat me aftësi të kufizuara nuk duhet të ndihen të diskriminuar

Protesta e 14-të vijon zhvillimet e saj, teksa dhjetëra qytetarë kanë marrë mikrofonin për të mbajtur fjalën e tyre në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë. Një nënë foli për djalin që kishte humbur, teksa kërkoi largimin e gjithë atyre që “sundojnë” politikën shqiptare. Një zotëri i verbër mori gjithashtu fjalën, duke nënvizuar problemet e mëdha dhe mungesën e mbështetjes nga ana e shtetit për personat me aftësi të kufizuara.

19:32 “Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit e pranishme në protestë: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

Florina Cani, mamaja e Martinit, 14-vjeçarit që humbi jetën pas një suli me thikë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, është e pranishme në protestë, ku mbajti edhe një fjalim në podiumin e improvizuar para kryeministrisë.

19:22 Foto-Lajm/ Simbol i çdo personi të larguar nga Shqipëria, protestuesit vendosin këpucë përpara Kryeministrisë

Këtë herë protestuesit kanë bërë një gjest ndryshe, duke vendosur këpucë përpara Kryeministrisë, sipas tyre simbol i çdo personi të larguar nga Shqipëria. Në fjalën e saj aktivistja, Luçiana Kokaj, përveçse për Rrjollin, foli edhe për instalacionin me këpucët e të larguarve jashtë vendit.

18:50 Grupi i Pilinçit u bashkohen në sheshin “Skënderbej”, qytetarët distancohen dhe nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Në protestën që po zhvillohet prej dy javësh në Tiranë, një grup i drejtuar nga Pëllumb Pilinçi është shfaqur në shesh me pajisje zanore dhe duke shpërndarë flamuj shqiptarë dhe amerikanë.

Top Channel