Live/ “Protestojmë për fëmijët tanë”, mbyllet tubimi i 14-të përpara Kryeministrisë, nisin marshimet në rrugët e kryeqytetit
Këtë herë protestuesit kanë bërë një gjest ndryshe, duke vendosur këpucë përpara Kryeministrisë, sipas tyre simbol i çdo personi të larguar nga Shqipëria.
Në fjalën e saj aktivistja, Luçiana Kokaj, përveçse për Rrjollin, foli edhe për instalacionin me këpucët e të larguarve jashtë vendit.
“Ne po vazhdojmë një betejë madhështorë për t’i rikthyer dinjitetin Shqipërisë dhe për t’i dhënë fund tranzicionit. Unë vij nga Rrjolli, arritëm një fitore të vogël, çliruam një pjesë të Rrjollit dhe hoqëm telat me gjemba, por nëse nuk çlirojmë Shqipërinë nuk kemi fituar.
Duhet të qëndrojmë të bashkuar përtej çdo ndasie, bashkë do t’ja dalim. Kemi sjelle një pjesë nga gardhi në Rrjoll që ata të kuptojnë se nuk ka gardh që ndan shqiptarët. Kemi sjellë këpucë nga ata që janë larguar, ju ftojmë të vizitoni instalcionin”, u shpreh ajo. në fjalë gjatë protestës.

Top Channel