Botërori është në prag dhe polemikat nuk mungojnë. Dhe shkak për këtë është administrata Trump, pasi çdo episod është nën lupë dhe mjafton shumë pak për të ndezur rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Nëse Irani denoncoi mosdhënien e kuotës së biletave për tifozët iranianë, në internet po bëjnë xhiron e botës video që tregojnë modalitetin e mikpritjes së rezervuar ndaj futbollistëve të kombëtareve të ndryshme mes të cilëve atyrë të Senegalit, Belgjikës dhe Uzbekistanit

Senegalezët janë kontrolluar mirë me të zbritur nga avioni, pra që në pistë duke përdorur dedektorët e metaleve nga koka te këmbët. Një trajtim tepër i ashpër iu rezervua edhe Belgjikës; është bërë tashmë virale fotoja e De Bruyne ulur në një karrigë dhe mbi të cilit po ushtrohet kontroll me dedektor në këpucë.

Thuajse akoma më keq i shkoi Uzbekistanit të Fabio Cannavaros që u pritën nga qen antidrogë në Neë York në momentin e mbërritjes në stadium për të zhvilluar miqësoren me Holandën e fituar nga kjo e fundit 2-1. 

Po kështu ka shpërthyer një çështje më më vete edhe me rastin e Omar Artan, arbitrin somalez i caktuar nga FIFA për të arbitruar ndeshjet e Botërorit. Arbitri 34 vjeçar, i shpallur si gjyqtari më i mirë afrikan në 2025, nuk iu dha viza për të hyrë në SHBA. ‘Jam shumë i zhgënjyer. Jam vetëm një arbitër që donte të jetonte ëndrrën më të madhe të jetës së tij, të shkojë në një Botëror-ishte pozicioni i Artan që u mor në pyetje për plot 11 orë nga autoritetet amerikane

Diçka e ngjashme, por që u zgjidh në mënyrë pozitive, ndodhi edhe Aymen Hussein, sulmuesin e Irakut. I marrë në pyetje për 7 orë nga policia në Chicago, futbollisti polemizoi pritjen në rrjetet sociale: ‘Përse të mbash Botërorin nëse je kaq armiqqësoe me futbollistët e huaj?’

Është krijuar ndjesia se jemi në prag të një Botërori që premton spektakël në fushën e lojës, por edhe protesta e jo vetëm.

Top Channel