Hysaj “shekullor” me shiritin në krah dhe disa ndryshime, publikohet formacioni i Kombëtares për sfidën me Luksemburgun
06/06/2026 18:41
Kombëtarja në 20:00 në Arenën Kombëtare do të sfidojë Luksemburgun në ndeshjen e fundit të këtij sezoni.
Trajneri Maran ka publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë ndeshje, ku nuk mungojnë emrat e rinj.
Pllana kthehet si titullar në mbrojtje, teksa rikthehet Bajrami në mesfushë dhe Uzuni në sulm.

Laçi duket se kthehet në mesfushë, teksa vendin e tij krah sulmuesve e zë Bajrami.
Ndeshje e madhe kjo e sotmja për Elseid Hysaj, që me shiritin e kapitenit në krah luan ndeshjen e 100-të.
Top Channel