Federata Shqiptare e Futbollit vijon investimet në përmirësimin e infrastrukturës sportive në mbarë vendin, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e ndeshjeve finale të Kampionatit Evropian U-21, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm ku Shqipëria është një prej vendeve organizatore.

Në këtë pikë ndërhyrje të rëndësishme po kryhen në  “Shtëpinë e Futbollit”, ku dy fushat me bar natyral i janë nënshtruar një procesi të plotë rehabilitimi. Pas heqjes së tapetit ekzistues, në ditët në vijim do të nisë mbjellja e barit të ri.

Ky është një investim i planifikuar nga FSHF, që synon rritjen e cilësisë së terreneve stërvitore dhe krijimin e kushteve optimale për ekipet kombëtare dhe aktivitetet e futbollit në vend. Punimet po ecin sipas afateve të parashikuara dhe fushat pritet të jenë gati për përdorim në mesin e muajit shtator.

Top Channel