Deschamps rikthehet te Franca pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, nis hartimin e planit për ndeshjet vendimtare

27/06/2026 16:42

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, është rikthyer në Boston pas udhëtimit të shkurtër që bëri në Francë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tij, e cila u nda nga jeta.

Deschamps mungoi në fitoren 4-1 të Francës ndaj Norvegjisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, ndërsa në pankinë u zëvendësua përkohësisht nga ndihmësi i tij, Guy Stéphan.

Tekniku francez pritet të drejtojë normalisht seancën stërvitore të skuadrës dhe do të jetë në pankinë për sfidën e fazës së 1/32-ve ndaj Suedisë.

Pas ndeshjes, Guy Stéphan u shpreh se skuadra ishte prekur nga situata e trajnerit dhe se lojtarët dëshironin ta nderonin atë me një paraqitje të mirë në fushë. “Mendimet tona ishin me Didier. Jemi të lumtur që ai u rikthye kaq shpejt. Lojtarët reaguan në mënyrën e duhur dhe donin të fitonin për të,” tha ai.

Top Channel