I riu shihet si pasardhësi i Hysajt në Kombëtare, Bulku zbulon prapaskenat me Kurtulan: Jemi në bisedime, shpresojmë ta kemi në ndeshjet e shtatorit
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, do të vazhdojë të jetë pjesë e Lecces, pas njoftimeve që e paralajmëruan këtë lëvizje. Ai ka firmosur një kontratë të re që do ta mbajë te ekipi italian edhe për një sezon tjetër.
Ramadani, 30 vjeç, pati një edicion të shkëlqyer me Leccen, duke u dalluar si lojtari me më shumë kilometra të përshkuara gjatë ndeshjeve. Kontributi i tij ishte i rëndësishëm për mbijetesën e klubit në Serie A.
Mesfushori u bashkua me Leccen gati tre vite më parë dhe ka regjistruar tashmë 104 ndeshje me fanellën e klubit, duke u afruar me rekordin e tij personal të paraqitjeve më të shumta, aktualisht 123 me Vejle.
Ramadani vazhdon të jetë një nga titullarët kryesorë të mesfushës, edhe pse sezoni 2024/25 pati vështirësitë e veta, kur humbi përkohësisht vendin e titullarit. Rinovimi i tij siguron stabilitet dhe përvojë për ekipin italian për edicionin e ardhshëm.
Top Channel