Ethet e Botërorit, në Meksiko nis puna nga shtëpia për raundin e 1/16 të finaleve

27/06/2026 15:40

Qeveria Federale meksikane nxori një dekret për aplikimin e rregullit që punonjësit të punojnë nga shtëpia të martën e 30 qershorit, një datë që parashikon zhvillimin e ndeshjes së Meksikës në raundin e 1/16 të finaleve.

Kjo masë aplikohet për punonjësit federalë me zyrë në Meksiko dhe njëkohësisht parashikon edhe pezullimin e mësimit në të gjitha shkollat në kryeqytetin meksikan.

Kjo është hera e tretë që në Meksikë merret një masë e këtij lloji. Mbeten jashtë këtij fleksibiliteti shërbmet esenciale mes të cilave ai shëndetësor, i sigurisë publike, i transporit dhe sektorët të lidhur me organizimin e turneut. Për kompanitë private, ky dekret nuk është i detyrueshëm, por teksti i dekretit është një ftesë e qartë teksa theksohet se ato sipërmarrje me aktivitete administrative jo thelbësore, të bëjnë lehtësirat e nevojshme për të implementuar skemën e punës nga shtëpia.

Aktualisht, 18% e sipërmarrjeve, i lejon tashmë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të ndjekur kombëtaren meksikane

Top Channel