U plagos gjatë aksionit në Maliq, mjekët e Traumës: Efektivi është intubuar dhe do t’i nënshtrohet operacionit, ja si paraqitet gjendja
04/06/2026 11:13
Gjendja e efektivit të policisë që u plagos në Maliq, Edison Adri paraqitet stabël, por do t’i nënshtrohet një operacioni.
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka iku edhe gjuha.
Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do futet në sallën e operacionit, por gjendja është tashmë e stabilizuar.
“Efektivi erdhi me helikopter. Parametrat janë në normë. Është stabil dhe sapo u fut në sallë, do intubohet. Po bëhet vlerësimi i dëmtimeve të gojës dhe qafës”, u shpreh mjeku i Traumës.
Top Channel