“Live nga perla që e sollën këtu pasi dikush e përzuri nga Shqipëria”/ Rama mesazh për protestuesit kundër projektit të Zvërnecit nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani…
Analisti Arjan Curri ka folur në “Top Story” për protestën që po zhvillohet në kryeqytet kundër projektit të Zvërnecit.
Curri ka zbuluar se në rrjetet e tij sociale i kanë shkruajtur për të mbajtur një qëndrim rreth protestës.
Ndër të tjera analisti shtoi se protesta ushqehet nga “rryma nëntokësore”, teksa shtoi se dilema e tij është nëse do të vijojnë të mbahen protestat.
“Nuk mund të krijosh armiq aty ku nuk ka. Më kanë shkruar në rrjete sociale që mbaj qëndrim se të hoqëm folloën. Unë gjithmonë qëndrim mbaj, jo në rrjete sociale. Tani do të mbaj një qëndrim që do t’i pëlqejë atyre (protestuesve). Ideja është që protesta është si një liqen i madh që ushqehet nga rryma nëntokësore.
Aty ka njerëz që thonë poshtë islamikët, ka njerëz që edhe në momentin e faljes mbyllin sytë dhe e bëjnë, ka LGBT, ka këta që janë pro investimeve po jo në zonat e mbrojtura, ka familjarë, artistë të Veliajt, që nga e hëna në të premte bëjnë foto në protestë dhe nga nesër do t’i kesh në Green Coast, tek betoni i oligarkëve. Kam informacione që ka oligarkë që shtyjnë për protestë.
Edhe në protestën që është në Tiranë nuk e dinë kush është pronari, se ka shumë pronarë. Ka një paqartësi se kush është pronari por ka një organik të mirëfilltë, çdo njeri derdh energji dhe kërkesa. Oligarku x nuk do që protestën ta bëjë oligarku x. Edi Rama kapi primen te CNN. Përplasen edhe biznesmenët e mëdhenj, edhe këtu ndodh e njëjta gjë fiton protesta, por sa do të mbijetojë?”, tha Curri.
Top Channel