Mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma, në studio ishin të ftuar disa protagonistë nga protesta e zhvilluar kundër projektit të Zvërnecit.
Një nga protestuesit tha se nuk i vjen mirë sikur protestuesit po portretizohen si një grup njerëzish që nuk duan zhvillimin dhe investimin.
Më tej ai shtoi se zona e mbrojtur, duke qenë se është peonë publike, nuk mund të rrethohet me gardh apo t’i ndalohet aksesi publikut për të.
“4 miliard dollarë investim dhe me 10 mijë të punësuar pa projekt? Po portretizohet sikur ne jemi kundër investimit. Ekziston një shkencë që quhet planifikim territori dhe të shërben për të kuptuar se ku duhet të ndërtosh e ku të ruash. Ka dhe institucione shtetërore që merren me këtë planifikim.
Monumentet e natyrës me ligj nuk mund të jenë tokë private dhe kemi minimalisht 35 hektar tokë të mbrojtur që i është limituar publikut. Me çfarë të drejte i është ndaluar aksesi publikut?
Tani që flasim aty vazhdon puna me makineritë dhe zona vazhdon të jetë e rrethuar. Duhet të rehabilitohet menjëherë ambienti i mbrojtur i dëmtuar dhe të ndalohet menjëherë çdo lloj punimi”, u shpreh protestuesi.
Top Channel