Asnjë shenjë pendese nga autori i masakrës në Maliq, ç’ndodhi gjatë arrestimit dhe transportimit në spital. Një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

04/06/2026 11:22

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçellari ka treguar gjakftohtësi të plotë.

Pavarësisht tre plumbave të marrë në dorë dhe bark, jashtë kamerave, personat që e shoqëruan me ambulancë tregojnë se në asnjë moment nuk reagonte apo nuk shfaqje shenja dhimbjeje, raporton korrespondentja e  Top Dhorjela Çule.

Po ashtu, ai nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë. Para një viti, autori i dyshuar mendohet të ketë dhunuar edhe një shtetas tjetër, duke e tërhequr zvarrë me kalë për më tepër se dy orë.

Top Channel