Zërat nga Arabia, Inzaghi mund të largohet nga Al Hilal dhe merkato e trajnerëve ndizet

02/06/2026 21:50

Dukej i sigurt qëndrimi i Simone Inzaghit te Al Hilal edhe për arsye ekonomike dhe fiskale. Por tani me ristrukturimin e kërkuar nga pronarët e rinj të klubit, Kingdom Holding Company, fati i drejtuesve të klubit mund të pësojë ndryshime të mëdha që mund të përfshijnë edhe trajnerin.

Inzaghi në vitin e tij të parë në Arabinë Saudite u rendit në vendin e dytë të kampionatit me Al Hilal me vetëm 2 pikë më pak se Al Nassr i Cristiano Ronaldos dhe u eliminua në Champions League Aziatike në 1/8 të finaleve nga Al Sadd i Roberto Mancinit. Por ai arriti të fitojë Kupën kombëtare. 

Nuk ka dyshime për faktin se nëse do të jetë në merkato, Inzaghi do të kishte shumë klube që e vlerësojnë. Nuk është mister fakti që De Laurentiis e kishte marrë seriozisht në konsideratë, po kështu ai është ende në grupin e kandidatëve për të marrë drejtimin e kombëtares italiane së bashku me Conten dhe Mancinin.

Pa harrier këtu se në vështirësitë e para, klubet e mëdha evropiane, mund të mendojnë për të për ta marrë në pankinë në zhvillim e sipër të sezonit, sigurisht në rast se ai do të qëndrojë pa punë për një kohë të gjatë.

Top Channel