COLOGNE, GERMANY - JUNE 30: Nico Williams of Spain celebrates scoring his team's third goal with teammate Lamine Yamal during the UEFA EURO 2024 round of 16 match between Spain and Georgia at Cologne Stadium on June 30, 2024 in Cologne, Germany. (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

Barcelona do të jetë një nga katër klubet me përfaqësimin më të madh në Kupën e Botës. Pas afrimit të Anthony Gordon, katalanasit kanë arritur në kuotën e 16 lojtarëve të grumbulluar nga kombëtaret respektive, duke u barazuar me Arsenal, Bayern Munich dhe Manchester City.

Barcelona do të ketë bërthamën e kombëtares së Spanjës në këtë turne, me tetë futbollistë të thirrur nga trajneri Luis de la Fuente. Mes tyre janë Lamine Yamal, Pedri, Pau Cubarsí, Dani Olmo, Ferran Torres, Joan García, Eric García dhe Gavi.

Në listën e lojtarëve të Barcelonës që do të marrin pjesë në Botëror bëjnë pjesë gjithashtu Marcus Rashford, Raphinha, Frenkie de Jong, Jules Koundé, Ronald Araújo, João Cancelo dhe Hamza Abdelkarim.

Pas katër klubeve kryesuese me nga 16 lojtarë, renditet Paris Saint-Germain me 14 përfaqësues. Më tej vijnë Atlético Madrid dhe Crystal Palace me nga 11, ndërsa Liverpool do të ketë 10 futbollistë në turne.

Bie në sy fakti se Real Madrid, megjithëse ka nëntë lojtarë të grumbulluar, nuk do të ketë asnjë përfaqësues në kombëtaren e Spanjës për herë të parë në historinë e klubit.

16 futbollistët e Barcelonës përfaqësojnë gjithashtu shifrën e dytë më të lartë në historinë e klubit në një Kupë Bote. Rekordi mbetet Botërori i Katarit 2022, kur katalanasit kishin 17 lojtarë të përzgjedhur nga ekipet kombëtare.

Klubet me më shumë lojtarë në Kupën e Botës 2026

Lojtarë  Klubet
16           FC Barcelona, Arsenal, Bayern Munich, Manchester City
14           Paris Saint-Germain
11           Atlético Madrid, Crystal Palace
10           Liverpool
9              Real Madrid, Manchester United, Aston Villa, AC Milan
8              Olympique Marseille, VfB Stuttgart, Sunderland

Top Channel