Është një festë e madhe për Andrea Pirlon.

United FC i tij, një klub nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka siguruar ngjitjen në ligën më të lartë, UAE Pro League, për herë të parë në historinë e tij.

Ky është një moment i rëndësishëm për trajnerin italian, i arritur dy ndeshje para përfundimit të sezonit.

Pas një periudhe në Serie B me Sampdorian, 46-vjeçari e filloi karrierën e tij në klubin e Emirateve korrikun e kaluar.

Top Channel