Aktori dhe regjisori Naun Shundi u nda nga jeta më 28 gusht të viti të kaluar, teksa një çështje gjyqësore e nisur prej tij që nga viti 2015 nuk është mbyllur as sot.
Pasi kishte arritur të firmoste një marrëveshje me Qendrën Kombëtare të Artit dhe Kulturës, më 2 prill të vitit 2015, Shundi vuri në skenë veprën e tij dramaturgjike “Të gjithë Janë të çmendur”.
Pas disa shfaqjeve në Teatrin Kombëtar, si rregull duhej t’i lëvrohej një fond prej 1 milionë e 200 mijë lekësh të rinj nga ana e Qendrës Kombetare të Artit dhe Kulturës, por kjo nuk ndodhi për arsye që ende nuk dihen, duke mos iu përmbajtur kontratës.

Si rrjedhojë, Shundi e dërgoi çështjen në gjykatë dhe e fitoi, por pas kësaj nisën zvarritjet ligjore të zakonshme dhe as sot, disa muaj pasi ai është ndarë nga jeta, çështja nuk ka marrë zgjidhje. Ky ishte një nga pengjet, të cilat Shundi i mori me vete.
Sot pritet të mbahet një tjetër gjyq, ku shpresohet të marrë një zgjidhje përfundimtare. së fundmi edhe regjisorja Driada Dervishi solli në Teatrin Kombëtar me titullin “24 orë nga jeta e një votuesi, me aktorin Arben Derhemi.
“24 orë nga jeta e një votuesi”, ështe një vepër e frymëzuar nga “ Të gjithë janë të çmendur” e Naun Shundit.


Top Channel