“Moto Fest Shkodra 2026”, elektrizohet qyteti, marrin pjesë qindra motoristë

09/05/2026 13:29

Shkodra u elektrizua mbrëmjen e djeshme nga atmosfera unike e “Moto Fest Shkodra 2026”, eventi që bashkoi qindra motoristë, adhurues të rock-ut dhe vizitorë nga vende të ndryshme në zemër të qytetit.

Sheshi u kthye në një skenë të madhe feste, me muzikë live, motorë dhe atmosferë spektakolare që dominoi qytetin deri në orët e vona të natës.

Të apasionuar pas motorëve nga Shqipëria dhe vende të tjera të botës zgjodhën Shkodrën për të qenë pjesë e këtij festivali, duke e kthyer qytetin në një pikëtakim të kulturës moto dhe rock-ut.

sinkrone

Koncertet live ndezën natën e parë të festivalit, ndërsa performancat energjike dhe ritmet rock krijuan një atmosferë plot adrenalinë dhe emocion.

“Moto Fest Shkodra”, i mbështetur nga Bashkia Shkodër, vijon edhe për dy ditë me radhë  me parada motorësh, moto ‘show’ dhe  koncerte, që pritet të sjellin edhe më shumë pjesëmarrës dhe vizitorë në qytet.

Top Channel