Një podkast skenik ka rikthyer në Vlorë figurën e Tefta Tashko Koços, një prej artisteve më të mëdha dhe një prej zërave më të bukur që ka njohur skena shqiptare, përmes momenteve më të rëndësishme të jetës së saj.
Në teatrin “Petro Marko”, në një sallë të mbushur me artdashës, çdo spektator u bë pjesë e ndjeshme e jetës dhe trashëgimisë së artistes së madhe. Gazetarja Balina Bodinaku, përmes këtij podkasti të veçantë skenik, solli një rrëfim të ngrohtë të ndërthurur me muzikë live, duke përcjellë rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Tefta Tashko Koços.
“Është në planet e mia për një premier, por dua ta mbaj surprizë. Po e them, është Tonim Guraziu, një artist i jashtëzakonshëm”, u shpreh Balina Bodinaku.
Podkasti solli edhe njëherë në vëmendje artisten e madhe, 79 vite pas ndarjes së saj nga jeta.
“Tefta është vërtet një sfidë sepse është një personazh i veçantë”, tha sopranoja Renisa Laçka.
Me një kast artistësh si sopranoja Renisa Laçka, tenori Denis Skura dhe pianistja Merita Tërshana, publiku vlonjat përjetoi një mbrëmje homazhi, nostalgjie dhe emocionesh artistik
Top Channel