Starmer nuk trembet, Kryeministri britanik i sigurt për fitoren përballë Wes Streeting për drejtimin e Partisë Laburiste 12/05 22:16
Pentagoni po shqyrton mundësinë e ribërjes së emrit të operacionit ushtarak ndaj Iranit nga “Epic Fury” në “Sledgehammer” (Çekiç i madh), nëse armëpushimi dështon dhe Presidenti Donald Trump urdhëron rifillimin e sulmeve të gjera.
Sipas NBC News, ndryshimi i emrit do t’i lejonte administratës të pretendonte se rifillimi i luftimeve përbën një operacion të ri ushtarak, duke rivendosur në praktikë afatin prej 60 ditësh për miratimin nga Kongresi, sipas War Powers Resolution të vitit 1973.
Ky zhvillim thekson tensionet e vazhdueshme dhe planet e Shtëpisë së Bardhë për të menaxhuar autorizimet ligjore për veprimet ushtarake jashtë vendit.
Top Channel