Surpriza djeg rekordin, Alavés gjunjëzon Barcelonën e Flick.
Në një rrëfim për Nikoll Lesin, kryeministri Edi Rama rikujtoi një nga episodet më të vështira të jetës së tij, duke folur për dhunën fizike që kishte përjetuar vite më parë.
Rama tregoi se pas sulmit ishte lënë i plagosur në tokë, ndërsa agresorët kishin menduar se ai nuk kishte mbijetuar. Ai përshkroi atmosferën e tensionit dhe pasigurisë së asaj kohe, duke e cilësuar periudhën si tepër të rëndë dhe të mbushur me frikë.
Sipas tij, mjekët që e trajtuan në spital i kishin thënë se plagët përbënin një tentativë të qartë për vrasje. Kryeministri shtoi gjithashtu se gjatë trajtimit në Francë kishte marrë vlerësime se gjatësia fizike dhe angazhimi i hershëm me sportin kishin ndikuar në shpëtimin e jetës së tij.
Pjesë nga rrëfimi-
Nikollë Lesi: Koha jonë i rrëzoi Saliut referendumin e 94-trës dhe bëri shumë mirë. Por unë po të përgjigjem me Spartak Ngjelën sepse nuk e them dot. Spartak Ngjela thotë po të mos ishte gazeta Koha jonë e periudhës 92-97 thotë avokati, avokati na ndjek dhe mund ta thotë, tha: Do ishte akoma Saliu mbret sot e kësaj dite, as PS në pushtet dhe asgjë. Do kishte ndryshuar çfarë të donte ai, si mbretëri do ishte kthyer. Koha Jonë i doli përballë. Shumë veta e akuzojnë, por Koha jonë realisht se vjen të djegia e gazetës Koha Jonë në 3 mars ’97. Nuk e di si e ke ndjekur Edi? Jam kurioz djegin e gazetës Koha Jonë. A ke qenë në Shqipëri në 3 mars apo jo?
Kryeministri Edi Rama: S’kam qenë unë se unë u paketova i pari dhe ndejta disa ditë në shtëpi dhe pastaj ika në Francë. Ishin dy momente që kuptova se sa thellë kishte vajtur ideja domethënë, që e para se ajo skena që tregon ti tek spitali, ajo ishte jashtëzakonshme.
Nikollë Lesi: Po kam qenë dëshmitar.
Kryeministri Edi Rama: Jo, jo. Po ishte e jashtëzakonshme nga ana ime. Se unë në momentin kur ata më lanë në tokë menduan që mbarova. Ata menduan që mbarova se më lanë në tokë dhe unë, se harroj i shtrirë shoh gjithë dritaret, se shtëpia ime ishte te një si formë si dy L me një oborr të brendshëm ishin parafabrikatet dhe ishte një bllok dhe shoh gjithë dritaret, dritat me njerëzit në dritare. Ishte kështu si një amfiteatër. Edhe aty mora fuqi, u çova dhe fillova duke iu bërtitur atyre. Rrini nëpër dritare po kështu do t’ju vini juve nëpër shtëpi. Duke mbajtur fjalim. E kupton? Se isha akoma i nxehtë, nuk isha i vetëdijshëm unë se çfarë ndodh. Ndërkohë hunda bënte kër-kër-kërk edhe pastaj dal në rrugë afër te parafabrikatet poshtë, te ish-Uzina Enver. Dal në rrugë për të marrë makinë nuk ndalonin makinat, nuk ndalonin dhe unë isha gjak dynjaja dhe më morën dy çuna ndaluan, më morën. Se kur unë po flisja më vjen dikush dhe më thotë boll se po humb shumë gjak dil merr një makinë. Të kujtohet që doli ajo teoria që i kanë hedhur bojë që Serveti i shkretë me ata i kanë hedhur bojë të kuqe sipër, ka hedhur bojë sipër që të duket.
Nikollë Lesi: Kanë qenë në faqe të parë ato.
Kryeministri Edi Rama: Kjo është bojë. Edhe mua akoma më rrinte mendja te lufta edhe thashë të shkoj ta bëj një foto përpara, jo para fotos thashë të shkoj njëherë të lajmëroj dikë se unë mund të iki dhe s’merr vesh se për çfarë dhe shkova te Sandër Furxhiu te shtëpia e Sandër Fuxhiut që punonte për BBC, që t’i lija ti thosha ja ku më ke dhe pastaj shkova te Kumi. I shkreti edhe ai dridhej. Ai dridhej më thoshte mua mos thuaj që e ke bërë te unë. Aty e shihja që ishte një situatë…,frikë e madhe, frikë e madhe. Mos thuaj që e ke bërë te unë të lutem fotografinë o i shkret. Dhe kur shkoj në spital ata çunat më thanë mua tani ne po të lëmë këtu. Nuk më çuan deri te dera. Më lanë, ishin 20-30 m larg dhe te dera unë akoma duke ecur se fillova të ftohesha dhe filloi të dridhej trupi edhe te dera ishte një ushtar. Ai ushtari ishte në qejf të vetë. Unë duke kaluar ai u çua, ku shkon ti tha. I thashë diçka që s’duhet ta thosha, po ja thashë. Nuk i bëri përshtypje atij, u ul prap ai. Hyj brenda unë më del një infermiere dhe një doktor. Edhe ajo infermierja po më shihte, i thashë unë, Edi Rama jam unë, i Kohës tonë. Ai doktori tha: “Moo ku më ra ky mua”. Të betohem. Ai gjatë kohës që më qepte, më thoshte Skënder. Më erdhi pastaj mu fut ai tjetri i këtyre që ishin me xhupa të zi mu fut brenda ai, u fut në sallë, u fut u shtri te krevati tjetër. Ishte katastrofë totale. Erdhi doktori kjo është tentativë për vrasje, pastaj dhe atje në Francë kur më pa ai mjeku, që më pa këto plagët tha, të ka shpëtuar gjatësia dhe sporti.
Nikollë Lesi: Me këtë atmosferë erdhi dhe djegia e gazetës Koha Jonë më 3 mars 97.
Kryeministri Edi Rama: Kështu që unë nuk kam qenë këtu kur u dogj. Po ajo ishte kapaku domethënë.
Nikollë Lesi: Ajo histori, ndejtëm 42 ditë s’doli gazeta Koha Jonë. Të tjerat dilnin. Pastaj iku stafi, pastaj u shpërnda ra pak kështjella. Erdhi dhe PS-ja në pushtet pastaj disa s‘ gjetën punë, diku nëpër punë të shtetit dhe pastaj filloi beteja e dytë që nuk do të pëlqejë se je kryetar i Partisë Socialiste, po unë jam i detyruar ta them se është përvjetori i 35 i gazetës Koha Jonë dhe kjo është historia si djathtas si majtas. Majtas është pak më butë.
Kryeministri Edi Rama: Mos e bëj krahasimin tani se me ato që ke përjetuar ti e familja. Po prit se ti nuk po thua pjesën e familjes.
Nikollë Lesi: Më hodhën shtëpinë në erë.
Kryeministri Edi Rama: Po shtëpia në erë, po bashkëshorten, po fëmijët të vegjël fare. Jo, po ti, çuni i atij, do ta vrasim, do ta bëjmë. Domethënë dhe jo njëherë, jo njëherë. Pesë vjet rresht.
Nikollë Lesi: Edi se më ktheve prapë. Mbaj mend Edi se në një moment gryka e topit, e tankut që ishte drejtuar nga ato të Gardës kanë pasur te liqeni, ka pasur një tunel garda. Është ai tuneli që dilnin tanket e gardës dhe isha në kat të dytë te shtëpia aty te Petro Nini ku, me ato grilat e vogla që ishin atëherë të kohës ashtu, dhe dëgjoj unë këtë gjuhën pak veriore, se s’dua të fyej njeri, zona të caktuara po besoj e nënkupton që thoshin bjeri vëlla me grykën e topit ta hedhim në erë Nikoll Lesin. Ndërkohë ishte dhe shefi i ushtrisë, Adem Çobani ka qenë shefi i ushtrisë atëherë, burrë zotëri, ka ikur në Amerikë tani, ai ishte në kat të gjashtë e i thotë një tjetri se dëgjoheshin, gjithë frikë se kalamajtë i kisha shtrirë, gruaja atje…, unë isha në errësirë dhe dëgjoja jashtë grykën e topit që e kishte drejtuar te dritarja e shtëpisë. Mos se kemi shefin e shtabit këtu, se mos hedhim në erë dhe atë, se më kishin shkatërruar. Pra në fakt nuk bëhet krahasim, por më lejo prapë të vij në vite, se janë 35 vite Edi. Dhe pastaj në kohën e PS-së u kërkua imuniteti i botuesit Koha Jonë dhe është beteja e parë që më lejo ta them tashi me qenë se kam kaluar prefiksin me gjashtë, jam burrë i vjetër, më i vjetër se ti.
Top Channel