FOTOT/ Gjestet e ish-Presidentit brenda kafazit të xhamit, bën shqiponjën dhe numrin 7. Kryemadhi e fokusuar te dokumentet e gjyqit
Ka nisur procesi gjyqësor në ngarkim të Sali Berishës edhe të bashkëpandehurve të tjerë.
Genc Gjokutj njëri nga avokatët e Berishës nuk është i pranishëm për arsye familjare.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson se SPAK bën kundërshtim të pjesshëm të dëshmisë së Taulant Ballës, përsa i përket dokumentit për dëmshpërblimin e pronarëve të tokës.
SPAK thekson se Balla ka deklaruar se ka pasur dijeni dhe ka parë dokumenta e ka dorëzuar prova.
Po ashtu edhe avokatët e të pandehurve bëjnë kundërshtim të pjesshëm të dëshmisë së dhënë nga Tualant Balla.
Malltezi thekson se ka disa gënjeshtra të Taulant Ballës por do t’i lexojë në një moment të dytë, pasi gjykata theksoi se nuk ishte ky momenti procedural.
Gjykata pranon kundërshtimin e dëshmisë së bërë nga SPAK dhe nga avokatët mbrojtës të të pandehurve për çështjen “Partizani”.
Pjesë nga dëshmitë:
Dëshmitari Afrim Tola (i thirrur nga SPAK): Në 2006-2008 kam qenë president i klubit shumësportësh “Partizani”. Staf kanë qenë 5 a 6 punonjës, specialist, jurist, shofer. Ka pasur objekte. Nuk e mbaj mend se sa. Kanë kaluar 20 vite.
Prokuroria: Sipas dokumenteve në 2005 kanë qenë 25 veta staf.
Dëshmitari Afrim Tola: Unë aq mbaj mend. Sportistë kanë qenë shumë. Nuk paguheshin nga Klubi. Shumë spoetistë paguheshin nga biznese apo sponsorë. Ka qenë dhe një fond i huaj.
Dëshmitari i parë tek seanca e Berishës Afrim Tola: Në periudhën 2006-2008 kam qenë drejtro i klubit shumë sportësh Partizani. Staf ka pas 5-6 punonjës, ndërsa pjesa tjetër nuk paguheshin nga shteti. Sportistë ka pasur pafund, në të gjitha kategoritë. Ne kemi pas një fond shumë të vogël, vetëm sportistët elitarë paguheshin. Shumicën e sportistëve gjenim mundësi për t’i paguar. Tek volejbolli është rregulluar palestra e volejbollin dhe palestra e mundjes.
SPAK: Tek privatizimi çfarë procedure ke kryer?
Tola: Kemi qenë një grup pune që jemi ngritur nga ministri për të treguar asetet e klubit. Dhe për të bërë vlerësimin. Nuk më ka kontaktuar njeri kur kam qenë drejtor.
Avokati Klodian Skënderja: Mbani mend të keni nënshkruar dokument për privatizimin?
Tola: Nuk e mbaj mend kanë kaluar shumë vite.
Avokati: Të ja vendos në dispozicion?
Gjykata: Pranohet.
Tola: kemi qene anëtarë të komisionit, dhe kanë ardhë aty për te parë gjë tjetër nuk mbaj mend.
Avokati: Në çfarë gjendje ishte ambienti?
Tola: I amortizuar përveç atyre që jemi mundur t’i rregullojmë vetë, pjesa tjetër ishte e amortizuar nuk kishte as derë.
Avokati: Inventarizimi çfarë përmbante?
Tola: Se mbaj mend se kanë kaluar shumë vite, ne atë kohe mbaj mend të kishte familje që i kishin zënë ambientet.
Avokati Skënderaj: Keni vendosur shifër konkrete të inventarizimit?
Tola: Totali i vlerësimit ka qenë 20 milion lekë.
Malltezi: A je në dijeni që ka një shkresë, të 2003 që tregon se shume objekte janë të zëna forcërisht. Dhe ka pasur problem për inventarizimin?
Tola: Nuk e mbaj mend s’më kujtohet. Jua thashë dhe me para se në klubin shumë sportësh “Partizani” ka pasur pjesë të zëna forcërisht. Në 2006 është vlerësuar 20 milion lekë.
Malltezi: E di sa është vlera e provatizimit.
Tola: Nuk e di sa është bërë.
Avokat Sokol Hazizaj: Çfarë detyre bëjë, si fillonte detyra jote.
Tola: Unë merresha me sportistët. Unë nuk jam takuar me njeri në atë kohe nuk e mbaj mend, si emër Fatmir Bektashin e kam dëgjuar nuk e mbaj mend ta kem takuar.
Top Channel