Live/ Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në kryeqytet, ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion
Një operacion blic në burgut e Durrësit ka zbuluar një rast të përfshirjes së një punonjësi të Policisë së Burgjeve në tentativën për futjen e lëndëve të dyshuara narkotike në qelinë e një të burgosuri.
Punonjësi është kapur në flagrancë në IEVP Durrës dhe është pezulluar menjëherë nga detyra, ndërsa rasti i është referuar strukturave përkatëse për hetim të mëtejshëm.
Po ashtu në burgun e Fierit, gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e paraburgimit, u gjetën dhe u sekuestruan dy telefona celularë dhe një fishë karikimi, pa autor të identifikuar.
Njoftimi:
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon kontrollet e pandërprera dhe zbatimin e politikës së tolerancës zero ndaj çdo shkeljeje të ligjit dhe cenimit të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
Në IEVP Durrës, si rezultat i analizës së riskut ndaj punonjësve të evidentuar me prirje për përfshirje në futjen e sendeve të ndaluara, si dhe në bazë të informacionit të siguruar në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, u bë e mundur kapja në flagrancë e një punonjësi të Policisë së Burgjeve, i cili tentoi t’i kalonte një të paraburgosuri lëndë të dyshuar narkotike. Punonjësi u pezullua menjëherë nga detyra, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu gjet edhe një sasi tjetër e dyshuar me lëndë narkotike.
Në IEVP Fier, gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e paraburgimit, u gjetën dhe u sekuestruan dy telefona celularë dhe një fishë karikimi, pa autor të identifikuar.
Të dyja rastet po ndiqen në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale dhe hetimore.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e vendosur në zbatimin e ligjit dhe forcimin e masave për garantimin e rendit, sigurisë dhe integritetit në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
Top Channel