LIVE “El Clasico”/ Gol spektakolar nga goditja e dënimit, Marcus Rashford ndëshkon Real Madridin 10/05 21:03
Barcelona dhe Real Madrid takohen në kuadër të xhiros së 35-të në La Liga, fundjavë ku mund të vendoset titulli kampion.
Katalanasit kanë nevojë vetëm për një pikë në këtë ndeshje që edhe zyrtarisht të shpallen kampion të sezonit 2025/26 në La Liga.
Trajneri Hansi Flick ka startuar me treshen sulmuese Dani Olmo, Marcus Rashford e Ferran Torres.
Në anën tjetër Reali është pa kapitenin Federico Valverde dhe pa Kylian Mbappen e dëmtuar.
Formacionet zyrtare:
Barcelona: Joan Garcia,Cancelo, Cubarsi, Martin, Eric Garcia, Gavi, Pedri, Fermin, Olmo, Rashford, Ferran Torres.
Real Madrid: Courtois, Trent, Rudiger, Huijsen, Fran Garcia, Camavinga,Tchouameni, Bellingham, Brahim Diaz, Gonzalo Garcia, Vinicius Junior.
Top Channel