Paraditen e kësaj të diele një lajm i trishtë ka ardhur në ambienet e Barcelonës. Hansi Flick, 61 vjeç në orët e fundit mori një prej njoftimeve më të dhimbshme, ndarjen nga jeta të babait të tij, pikërisht një natë përpara ndeshjes shumë të rëndësishme me Realin e Madridit në Camp Nou me trajnerin gjerman që menjëherë ua komunikoi lajmin e trishtë skuadrës dhe drejtuesve të klubit.

E megjithatë pavarësisht këtij momenti familjar të dhimbshëm që po kalon, trajneri gjerman vendosi që të qëndrojë me skuadrën dhe ta drejtojë në këtë El Clasico, i ndërgjegjahëm për rëndësinë e madhe sportive të duelit dhe të peshës emocionale që do të ketë në këtë mbrëmje.

Hansi Flick tentoi të ruajë normalitetin gjatë përgatitjes së ndeshjes dhe do ta përballojë atë me mbështetjen e klubit dhe të futbollistëve. Vendimi për të qëndruar në pankinë, reflekton impenjimin maksimal të trajnerit me skuadrën në momentin më kyç të sezonit edhe pse mendimet janë në fortesën e tij personale.

Top Channel