Dhuna ndaj ish-kryetarit të PD në Lezhë, reagon Ministria e Shëndetësisë: Ka dëmtime në këmbë dhe në vesh, është në gjendje të stabilizuar
10/05/2026 19:49
Një ngjarje e paprecedentë ndodhi mbrëmjen e djeshme. Sokol Toma, ish-kryetari i PD në Lezhë, është dhunuar në mënyrë barbare nga disa persona, duke i shkaktuar fraktura në këmbë dhe një prerje në vesh.
Në lidhje me këtë incident të rëndë, ka reaguar në formë zyrtare Ministria e Shëndetësisë, që tregon edhe detajet, si dhe gjendjen shëndetësore të Tomës.
“Pacienti S.T. ndodhet në monitorim intensiv në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës me dëmtime në gjymtyrët e poshtëm dhe dëmtime të veshit. Është koshient dhe në gjëndje e stabilizuar, do të vijojë të marrë trajtim në SUT”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.
Top Channel