Armëpushimi Rusi-Ukrainë në pikëpyetje/ Moska flet për kufij të marrëveshjes, Trump shpreson zgjatje përtej 11 majit

09/05/2026 17:51

Këshilltari presidencial rus, Yuri Ushakov, ka deklaruar se shpresa e presidentit amerikan Donald Trump për zgjatjen e armëpushimit mes Rusisë dhe Ukrainës përtej datës 11 maj është “e pabazuar”.

“Por ai shpreson kështu”, tha Ushakov, duke shtuar se “pse jo? Ai po punon për këtë”. Megjithatë, sipas tij, çdo zgjatje e armëpushimit nuk varet vetëm nga një palë, por “nga të dyja palët e tjera të përfshira në konflikt”.
Deklaratat e tij u cituan nga agjencia ruse e lajmeve TASS.
Ushakov bëri të ditur gjithashtu se armëpushimi i përkohshëm për datat 9–11 maj, i shpallur më herët, është arritur pas dy ditësh bisedimesh telefonike mes përfaqësuesve të administratave ruse dhe amerikane. Sipas tij, ky komunikim ka qenë pjesë e përpjekjeve diplomatike për të ulur tensionet dhe për të koordinuar një ndalim të përkohshëm të luftimeve në terren.

Top Channel