U zbulua nga SkyECC/ SPAK përfundon hetimin për ish-oficerin e operacionales, Igli Haxhiaj dërgohet për gjykim
Një përplasje ka ndodhur në seancën plenare të kësaj të enjte në Kuvendi=t të Shqipërisë.
Deputeti Agron Shehaj kërkoi 10 minuta për dy interpelancat e mohuara, gjë të cilën kryeparlamentari Peleshi nuk ia dha.
Pjesë nga debati-
Shehaj: Në bazë të rregullores kërkoj 10 minuta. Na janë mohuar dy interepelanca
Peleshi: Kemi kthyer përgjigje javën e kaluar.
Shehaj: Më takojnë 10 minuta për refuzimin.
Peleshi: Për cilën intertpelancë e keni fjalën?
Shehaj: Për të dyja.
Peleshi: Morët përgjigje javën e kaluar.
Shehaj: Jo ajo ishte për IPARD-in.
Peleshi: Kjo nuk është seancë pyetje-përgjigje. Keni gjë për procedurë?
Më pas, kryeparlamentari i dha fjalën deputetit të PD, Luçiano Boçit, me Shehajn që ngriti zërin duke debatuar me Peleshin. Ky i fundit i tërhoqi vëmendjen dy herë deputetit të Partisë Mundësia.
Debati mes tyre vijoi dhe më vonë:
Shehaj: Është një interpelancë që kam bërë më 14.10.2025. Kjo është interpelanca. Pse më mohoni të drejtën e kësaj interpelance? Pse e keni hequr nga kalendari i punës pa më njoftuar? Nëse nuk marr një përgjigje, kam të drejtën për të besuar se ti nuk e bën dot.
Peleshi: Ju lutem kontrolloni fjalorin dhe mos paragjykoni asnjë kolegë.
Shehaj: Kjo është bërë që në tetor zoti kryetar. Tregoni zoti kryetar. Nuk mund ta bëni?
Peleshi: Faleminderit, ju lutem ruajini kufijtë e etikës. Keni të drejtën tuaj të bëni opozitë, por ka dhe disa vija të kuqe. Kush jeni ju që mund të shkelni në personalitetin e kujtdo?! Kush jeni ju që shpallni shkelësin, kriminelin etj. Mos bëni sikur nuk e kuptoni për çfarë po ju them. Nuk mund të përmendni asnjë kolegë dhe ta akuzoni. Jashtë kësaj salle mund të bëni çfarë të doni dhe të mbani përgjegjësi. Bnrenda kësaj salle, jemi të ‘dënuar’ të respektojmë njëri-tjetrin. Ju lutem, kontrolloni fjalorin. Për transparencë, përgjigja është kthyer tre muaj para, 19 shkurt të këtij viti. Ju lutem kontrolloni fjalorin. Nuk jeni asgjë më tepër se secili prej nesh këtu. Qëndroni brenda këtyre vijave të kuqe dhe shfrytëzoni në opozitën të bëni opozitën tuaj. Nuk e kam për mua personalisht këtu, por për të gjithë këtu.
Top Channel