Kongresi Botëror i Ligjit, Rama me batuta: Nëse doni që PSG të fitojë finalen, më 30 maj duhet të vini në Tiranë

07/05/2026 11:13

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në sesionin e hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje që do të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitetet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare

Ne patëm dje kënaqësinë të mbështesim fitoren e PSG, gjë që së bashku e pritëm me shumë padurim. Kështu që, nëse doni të fitoni edhe finalen, hajdeni sërish në Tiranë më 30 maj”, u shpreh kryeministri.

Ndër të tjera kreu i qeverisë u shpreh se “Shqipëria bëhet epiqendër e një aktiviteti me prestigj botëror në fushën e sundimit të ligjit. Një botë e qeverisur nga ligji, jo nga forca, është motoja që ka udhëhequr që nga viti i lindjes së saj 1963 Shoqatën Botërore të Juristëve, të krijuar mes tensioneve gjeopolitike dhe e rritur si një platformë besimi te ligji dhe besueshmëria e njerëzve të ligjit”, ku theksoi se “Askush s’do ta kishte imagjinuar që Shqipëria do të përzgjidhej nga kjo platformë si një vend mikpritës i këtij kongresi, jo për pozicionin gjeografik, klimën, por për çka Shqipëria ka bërë në dekadën e fundit në raport me një sfidë historike dhe të pamundur për shumë e shumë dekada për popullin shqiptar: për të ndërtuar këtu, në këtë vend, kushtet e një vendi të qeverisur nga ligji“.

Top Channel