“Nuk dua të bëj interpelancë me ty”, Braçe tregon në Kuvend përgjigjen që i ktheu ministri i Bujqësisë: Çfarë e dinë Kuvendin këta?
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në sesionin e hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje që do të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitetet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare
“Shqipëria bëhet epiqendër e një aktiviteti me prestigj botëror në fushën e sundimit të ligjit. Një botë e qeverisur nga ligji, jo nga forca, është motoja që ka udhëhequr që nga viti i lindjes së saj 1963 Shoqatën Botërore të Juristëve, të krijuar mes tensioneve gjeopolitike dhe e rritur si një platformë besimi te ligji dhe besueshmëria e njerëzve të ligjit.
Sot Kongresi Botëror i Ligjit është një institucion i mirënjohur botërisht, i cili nën kujdesin e Mbretit të Spanjës dhe punën e shoqatës çon në botë mesazhin e pikërisht atij motivi që e lindi shoqatën: një botë të qeverisur nga ligji dhe jo nga forca. S’besoj se do të kishte një shqiptar të vetëm që do të ngrinte dorën nëse e pyesje: “A do ta kishe imagjinuar disa vite më parë që Kongresi Botëror i Ligjit do të bëhej në Tiranë në 2027?” Askush s’do ta kishte imagjinuar që Shqipëria do të përzgjidhej nga kjo platformë si një vend mikpritës i këtij kongresi, jo për pozicionin gjeografik, klimën, por për çka Shqipëria ka bërë në dekadën e fundit në raport me një sfidë historike dhe të pamundur për shumë e shumë dekada për popullin shqiptar: për të ndërtuar këtu, në këtë vend, kushtet e një vendi të qeverisur nga ligji”, tha Rama.
Top Channel