Harry Kane, makineria e golave, 60 rrjeta në këtë sezon që nuk i vlejtën thuajse për “asgjë”
Historia e futbollit di të thurë skenari të pabesueshëm, dhe takimi i këtij edicioni midis Luis Enrique dhe Mikel Artetës është dëshmia e rradhës.
Gati tre dekada më parë, rrugët e tyre u kryqëzuan në mjediset e famshme të Barcelonës, ku të dy po ndërtonin profilet e tyre, ndonëse në etapa të ndryshme të karrierës.
Në vitin 1999, Luis Enrique ishte një nga figurat qendrore dhe liderët e padiskutueshëm të ekipit të parë të Barcelonës. Ndërkohë, Mikel Arteta, atëherë një talent premtues 17-vjeçar, po shkëlqente me ekipin e shpresave, Barcelona B, duke u stërvitur shpesh me ekipin e parë nën vëzhgimin e yjeve si Enrique. Arteta e ka cilësuar gjithmonë atë periudhë si “shkollën” ku mësoi filozofinë e lojës që aplikon sot, ndërsa Enrique përfaqësonte pikërisht atë mentalitet fitues dhe agresivitet sportiv që karakterizonte klubin katalanas.
Fakti që Arteta u rrit duke parë Enrique-n si model në fushë, e bën këtë finale akoma më emocionale. Ata u edukuan në të njëjtën “shtëpi”, por morën rrugë të ndryshme: Enrique duke u bërë legjendë e stolit të Barcelonës dhe tashmë i PSG-së, ndërsa Arteta duke ndërtuar një projekt ambicioz te Arsenali. Sot, pas 27 vitesh, ata nuk janë më nxënës dhe mësues, por dy nga strategët më të mirë të futbollit modern që përballen për trofeun më të çmuar të kontinentit.
Top Channel