Olympique Marseille në shënjestrën e UEFA, humbje financiare prej rreth 157 milionë euro

04/05/2026 22:08

Sezoni i Olympique Marseille po shkon gjithnjë keq e më keq. Klubi ka vështirësi serioze për të plotësuar marrëveshjen që ka arritur me UEFA në 2022. Në atë kohë Marseille mori një dënim të moderuar nga qeveria e futbollit evropian, më konkretisht 2 milionë euro gjobë, nga të cilat, 1.7 milionë mbetën në proces.

Me këtë marrëveshjeje, klubi francez bëri një premtim UEFA dhe Komitetit të Kontrollit Financiar të Klubeve për të evituar një sanksion më të rëndë.  Olympique Marseille do të përpiqej të sistemonte bilancin për të plotësuar rregullin e Fair Play Financiar, por sipas ‘L’Equipe’ në fakt nuk ka ndodhur kështu. Sipas paktit duhej që deficiti duhej të ishte 60 milionë euro, por  Marseille është shumë larg këtij objektivi.

Në 3 sezonet e kaluara, klubi marsejez akumuloi një humbje me rreth 157 milionë  euro dhe tendenca e shfaqur nga organet fiskale është shumë shqetësuese. Për këtë arsye, UEFA paralajmëron duke kërcënuar me sanksione të rënda. Gjithsesi, klubi mund të zbusë pozicionin e tij duke raportuar rënie të të ardhurave nga të drejtat televizive. Gjithnjë sipas ‘L’Equipe’, disa burime flasin për një mospërmbushje të normave financiare, por gjithsesi ky faktor mund të reduktojë ndëshkimin që mund të jetë shumë i ashpër në vetvete

Edhe pse gjithçka varet nga shkalla e ashpërsisë së UEFA, sanksioni mund të jetë për të ardhmen më të afërt të klubit. Ajo që është e qartë është se në Francë po shfaqet një tjetër problem, mundësia e përjashtimit të Marseille nga kompeticionet e UEFA nëse e gjithë kjo do të konsiderohet si thyerje e rëndë e rregullave. në anën tjetër, profilizohet edhe një sanksion ekonomik me mundësinë e bllokimit të merkatos së klubit për disa sesione.

Edhe pse këtë sezon Marseille rrezikon të mbetet jashtë zonës evropiane në Ligue 1, sanksioni do të mbetej pezull dhe do të aplikohej kur francezët të kualifikoheshin. Diçka që do të ishte një goditje e rëndë për Marseille. Gjithsesi, ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë, gjithçka është në dyshim në këtë momente, ndërkaq, sipas medias franceze klubi ka refuzuar të bëjë komente.

Top Channel