Çmenduri për “El Clasico”-n, çmimi i biletave shkon deri në 12,500 euro, një rekord i ri
Roma dhuron spektakël në sfidën e saj të javës së 35 të Serie A. Në Olimpico, skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini shkatërroi Fiorentinën me rezultatin 4-0 duke parakaluar Comon në vendin e pestë të klasifikimit e sidomos duke e reduktuar në vetëm 1 pikë diferencën me Juventusin në vendin e katërt.
Roma e zgjidhi praktikisht këtë ndeshje që në pjesën e parë të cilën e mbylli me rezultatin 3-0. Festivali i golave për verdhekuqtë u hap në minutën e 13 kur Gianluca Mancini zhbllokoi rezultatin duke i dhënë avantazhin skuadrës romane. Festa e këtij goli nuk ishte shuar mirë dhe 4 minuta më vonë, Roma dyfishoi shifrat, këtë radhë me golin e Wesley.
Roma nuk kishte të ndalur dhe në minutën e 34 erdhi edhe goli i radhës, i shënuar nga Mario Hermoso që çoi rezultatin 3-0 dhe me këto shifra skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes. Në pjesën e dytë, Roma gjeti sërish rrugën e rrjetës dhe këtë radhë ai që shënoi ishte Niccolo Pisilli që plotësoi pokerin e golave duke e çuar rezultatin në 4-0 dhe me këto shifra u mbyll kjo ndeshje me Romën që shkon në 64 pikë, ndërsa Fiorentina mbetet me 37 pikë në vendin e 16.
Top Channel
Çmenduri për “El Clasico”-n, çmimi i biletave shkon deri në 12,500 euro, një rekord i ri