Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, realizoi golin e tij të dytë radhazi në MLS, duke ndihmuar Austin FC të triumfonte ndaj St. Louis City.

Në minutën e 81′, beratasi vulosi fitoren e skuadrës së tij pas një kundërsulmi fantastik që nisi nga portieri.

Uzuni hyri në zonë dhe me një goditje të majtë surprizoi portierin kundërshtar, duke shënuar një gol mjaft të bukur.

Me këtë sukses, Austin ngjitet në vendin e 11-të në tabelë me 13 pikë në 11 ndeshje, ndërsa për Uzunin ky ishte goli i katërt këtë sezon, duke shtuar edhe një asist në statistikat e tij.

Top Channel