Çmenduri për “El Clasico”-n, çmimi i biletave shkon deri në 12,500 euro, një rekord i ri
Everton dhe Manchester City bëhen protagoniste të një ndeshjeje emocionuese në javën e 35 të Premier League. Në Hill Dickinson Stadium kjo ndeshje u mbyll me barazimin spektakolar 3-3 me Everton që ndihmon Arsenalin në garën me Manchester City në garën për titullin e Premier League.
Pjesa e parë e sfidës u mbyll me avantazhin 1-0 të Manchester City falë një goli të bukur të Jeremy Doku, një rezultat që nuk përligjte dominimin e Citizens. Pas pushimit të ndeshjes u pa një Everton akoma më kërkues me skuadrën nga Liverpool që krijoi mundësi të mira shënimi por që nuk u konvertuan në gol për meritë të Donnarumma. Por në minutën e 68 një gafë e Marc Guehi ndëshkoi Manchester City teksa i dha mundësinë Thierno Barry të sapoaktivizuar të shënojë golin e barazimit dhe festa ishte e gjitha për tifozët e Everton. Por nuk kaloi shumë dhe Everton përmbysi gjithçka teksa shënoi golin e avantazhit 2-1 pas ekzekutimit të një goditje këndi, një gol që gëzon më shumë tifozët e Arsenalit. Manchester City ishte totalisht i tulatur ndërkohë që Everton vijoi sulmet për t’i dhënë një tjetër goditje skuadrës së Pep Guardiolës dhe në minutën e 82 erdhi edhe goli i tretë i shënuar nga Theirno Barry që plotësoi dygolëshin personal duke çuar rezultatin në 3-1.
Por shumë shpejt Manchester City rihapi llogaritë e ndeshjes duke shënuar me Erling Haaland me norvegjezin që e çoi ndeshjen në 3-2. Skuadrat ishin frenetike në fushën e lojës me Manchester City që në sekondën e fundit arriti të evitojë humbjen me golin e Jeremy Doku që plotësoi dygolëshin personal duke barazuar rezultatin në 3-3 me Manchester City që shkon në 71 pikë, 5 më pak se Arsenali, me skuadrën e Guardiolës që ka edhe ndeshjen me Crystal Palace për të zhvilluar, ndërsa Everton shkon në 48 pikë duke barazuar Chelsea.
Blutë e Londrës pësuan një humbje në shtëpi nga Nottingham Forest me rezultatin 1-3. Skuadra mike shënoi me Awonyi dy herë dhe Igor Jesus me penallti për të marrë kryesimin në 3-0, ndërsa për Chelsea goli i Joao Pedros në castet e fundit shërbeu vetëm për statistikë për londinezët që e shohin veten në vendin e 9 me 48 pikë, ndërsa Nottingham shkon në 42 pikë në vendin e 16.
Top Channel
Çmenduri për “El Clasico”-n, çmimi i biletave shkon deri në 12,500 euro, një rekord i ri