yllin e Chelsea
I prerë dhe ironik, Cole Palmer, përpara dy javësh në një konferencë për shtyp largoi zërat që e lidhnin me Manchester United duke i përkufizuar si lajme të rreme. ‘Më vjen për të qeshur-tha sulmuesi i Chelsea kur u pyet për një të ardhme të mundshme në Old Trafford sezonin e ardhshëm.

Fjalë që dukeshin se përgënjeshtronin totalisht zërat për kontaktet mes futbollistit dhe Djajve të Kuq, por që nuk kanë ndikuar në vendimin e Manchester United për të tentuar të sigurojnë shërbimin e Bluve të Londrës.

Drejtuesit e United janë shumë të fiksuar me Palmer dhe janë gati të realizojnë një shpenzim rekord për të sjellë në skuadër talentin 23 vjeçar të përfaqësueses angleze. Për Blutë e Londrës, Chelsea është një element kyç i një projekti që gjithsesi ende nuk është i qartë. Kualifikimi për në Ligën e Kampioneve është praktikisht e pamundur, gjë që i kushtoi postin, Liam Rosenior. Blutë janë 10 pikë larg vendit të pestë kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje për t’u zhvilluar. Po kështu, Chelsea nuk ka të sigurt as praninë në Europa dhe Conference League. Por edhe pse projekti sportiv i klubit londinez mund të jetë me një handikap për të, drejtuesit e Chelsea kanë një as nën mëngë përsa i përket të ardhmes së Palmer. Sulmuesi ka një kontratë me Blutë deri në 2033 dhe bashkë me Caicedo janë futbollistët më të shtrenjtë në skuadër teksa kanë një vlerë 150 milionë euro.

Liverpool, verën e kaluar pagoi këtë çmim për Isak për ta marrë nga Neëcastle, një shifër rekord kjo për Premier League dhe Chelsea, që nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimi i një prej yjeve të tij dhe do të pranonte një ofertë që do të kalonte vlerën e 150 milionë eurove

Manchester United është i qartë në pozicionin e tij; të kushtojë sa të dojë. Por ajo që duhet të bëjnë Djajtë e Kuq, është të bindin futbollistin. Sipas disa informacioneve të publikuara në median britanike përpara disa muajsh, Palmer nuk ishte i kënaqur me situatën e tij në Londër dhe ndjente mungesën e Manchester, qytetin e tij të lindjes. Që në atë moment, te Manchester United nisën të afroheshin me përfaqësuesit e futbollistit. Por fjalët e Palmer kur nisën të shfaqeshin zërat i befasuan ndërmjetësit e operacionit me futbollistin që kishte thënë se nuk kishte ndërmend të largohej nga Chelsea. Një dush i ftohtë ky për palët e interesuara, por që për të përditshmen AS kanë deklaruar se ato fjalë ishin për të qetësuar tifozerinë e Chelsea. ‘Nëse ai do, kjo do të bëhet’-thanë burime të përfshira në këtë operacion për AS

Nëse Palmer do të bëjë hapin e parë, Manchester United do të bëjë gjithçka. Djajtë e Kuq po kthehen në Ligën e Kampioneve pas një mungese prej 2 sezonesh. Një situatë kjo, që do të detyrojë klubin të veprojë në merkato për të vijuar punën për ndërtimin e një skuadre kompetitive dhe që do të sjellë të ardhura të konsiderueshme për një klub që është vetë i pasur.

Top Channel